Tmerr në SHBA, zjarr masiv pranë Shtëpisë së Bardhë (Foto)
Dhuna është duke u zgjeruar në SHBA gjatë natës së pestë me radhë, ku po mbahen protesta pas vrasjes së George Flyod. Zjarr i madh është ndezur shumë afër Shtëpisë së Bardhë, duke brohoritur poshtë sistemi në Filadelfia.
Si pasojë është arrestuar e bija e kryetarit të Nju Jorkut, kurse sulmet ndaj gazetarëve kanë vazhduar. Protestat aktualisht janë duke u zhvilluar në 140 qytetarë në mbarë SHBA-të.
Autoritetet në Washington kanë vënë orën policore, pasi një numër i forcave policore as pas shumë orëve ballafaqim nuk kanë arritur të ndalin pjesëmarrësit në protesta, që ishin mbledhur rreth Shtëpisë së Bardhë.
Disa zjarre janë ndezur në afërsi të Shtëpisë së Bardhë, gazi lotsjellës nuk ka dekurajuar as për edhe një moment protestuesit që nuk e kishin ndërmend të shpërndahen. Aplikimi i orës policore as që është respektuar, sepse protestuesit kanë vazhduar të ndezin zjarre rreth Shtëpisë së Bardhë.
Siç raporton New York Times, në 140 qytete janë duke u mbajtur protesta në mbarë SHBA, e deri më tani policia ka arrestuar mbi 4 mijë qytetarë. Situatë më dramatike ka qenë në Filadelfia, ku demonstruesit janë përleshur me policinë, ku shumë qytetarë kanë plaçkitur dhe thyer lokale të ndryshme afariste.