Tmerr në Tajlandë, 17 të vdekur e dhjetëra të plagosur…

Një aksident tragjik ka ndodhur në Tajlandë, ku një tren ka përplasur një autobus. Si pasojë të paktën 17 persona kanë ndërruar jetë, e dhjetëra të tjerë janë lënduar. Sipas BBC-së aksidenti ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së dielën, rreth 50 kilometra larg Bangkok-ut.

Policia tajlandeze njoftoi se autobusi me pasagjerë ishte nisur drejt një tempulli, për të shënuar kremtimin e një feste tradicionale. Në Tajlandë aksidentet e këtyre përmasave janë të tepërta.

Ekspertët rrugorë ndërkombëtarë e kanë lidhur këtë gjë me standardet tejet të dobëta të rrugëve në vendin aziatik. Sipas një raporti të hartuar nga Organizata Botërore e Shëndetit e që i përket vitit 2018, Tajlanda radhitet e dyta në botë përsa i përket aksidenteve me fund tragjik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?