Tony Blair: Jemi në luftë

Pas sulmeve të ndodhura në Bruksel ka reaguar edhe ish-kryeministri britanik Tony Blair.

Ai ka dhënë një intervistë për “Corriere della Sera”.

“Perëndimi nuk mund të trembet nga terroristët. Ne po u japim shumë hapësirë atyre”, tha Blair.

Swiss Digital Desktop Reklama

Blair thotë se duhen bërë 4 hapa për t’iu kundërpërgjigjur terrorizmit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pikë së pari, duhet të përmirësojmë mënyrën e shkëmbimit të informacionit mes shërbimeve sekrete të gjithë vendeve europiane. E dyta, të luftojmë terrorizmin që në fole, Siri apo kudoqoftë. E treta, të gjejmë aleatët e duhur në botën islamike. Ata janë të domosdoshëm për ta fituar këtë luftë. Hapi i katërt sipas tij është nisja e një “aksioni global të edukimit, eleminimin e paragjykimeve fetare dhe kulturës së urrejtjes, pasi ekstremizmi nis pikërisht në shkolla”, tha Blair.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?