FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Toreadori masakrohet nga demi në arenën e Las Ventas në Madrid

Një toreador i ri është duke luftuar me jetën pasi u sulmua nga një dem gjatë një turneu. Ai ka marrë goditje në fyt dhe fytyrë.

Daniel García Navarrete, 23 vjeç, u shpua disa herë nga një dem me peshë 1.000 paund në arenën më të madhe të Spanjës, Las Ventas, në Madrid.

Dëshmitarë të sulmit të tmerrshëm u bënë një audiencë pre 10 mijë personash, të cilët fillimisht menduan se luftëtari i demave ishte goditur vetëm një herë në kofshë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por pasi u transportu në spital në gjendje të rëndë, mjekët thanë se 23 vjeçari ishte shpuar katër herë nga demi, dy herë në qafë dhe dy në njërën anë të nofullës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Videoja tronditëse tregon demin teksa e ngre fillimisht në ajër toreadorin dhe më pas e hedh në tokë ku i fut brirët.

Nga turma e publikut dëgjohen ulërima, ndërsa personeli i trajnuar nxiton në pistë për të tërhequr mënjanë toreadorin.

/Oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?