Tornado godet Teksasin dhe Meksikën (FOTO)

 

Së paku 13 vetë kanë mbetur të vdekur pasi një tornado goditi qytetin verior të Meksikës  Ciudad Acuña.

Qindra shtëpi janë dëmtuar dhe shkatërruar në qytetin e shtetit të Coahuila, përgjatë kufirit nga Del Rio, në Texas.

Shteti amerikan është përfshirë nga përmbytje të mëdha, me të paktën tre të vdekur dhe 12 të humbur.
Pamjet nga Meksika tregojnë  makina dhe dhjetëra ndërtesa të dëmtuara rëndë.

Shumë njerëz janë plagosur dhe ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet.
Guvernatori i Coahuila, Ruben Moreira gjatë një vizite në zonën e goditur, tha se 10 të rritur dhe tre fëmijë kishte vdekur ndërsa një fëmijë tjetër rezultonte i zhdukur.

Ndërsa 150 persona janë shtruar në spital, – tha ai.

Autoritetet kanë deklaruar se më shumë se 1000 shtëpi janë dëmtuar nga stuhia.

Tornado arriti shpejtësinë prej 270- 300 km në orë dhe shumica e njerëzve vdiqën në rrugë teksa ishin duke ecur në momentin e stuhisë.

12 njerëz janë ende mes të humburve pas përmbytjeve në lumin Blanco në qendër të Teksasit të dielën.

Guvernatori i Texasit, Greg Abbott tha se këto ishin përmbytjet më të këqija që kishin përfshirë shtetin dhe se vala e ujit kishte fuqinë e një cunami.

Ai shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të fatkeqësive natyrore në 24 qytete të shtetit.

SHKARKO APP