Tortë mbi fytyrën e deputetes gjermane, shau refugjatët
Një udhëheqëse e opozitës gjermane është goditur në fytyrë me një tortë me çokollatë nga protestuesit rebel. Ky zemërim është provokuar nga qëndrimi i deputetes gjermane, ndaj diskutimeve mbi refugjatët, për të cilat ajo ka mbajtur një qëndrim kundër tyre.
Sahra Wagenknecht, anëtare e partisë së ekstremit të majtë të Gjermanisë, ishte në shënjestër në një kongres të partisë në qytetin Magdeburg të shtunën.
Deputetja ishte ulur në rreshtin e parë, gjatë fjalimit të hapjes, kur një burrë iu afrua asaj me tortë dhe ja hodhi atë në fytyrë, duke brohoritur me parulla anti-fashiste. Një grup i pavarur “anti-fashist”, tha se ishte prapa sulmit dhe është parë shpërndarja e fletushkave për “Kek për njerëzit e urryer”.
Wagenknecht është kritikuar për thirrje të Qeverisë për të vënë një kufi mbi numrin e refugjatëve që duhet të pranojë Gjermania, duke e vënë atë në kundërshtim me pjesën tjetër të partisë së saj. Ajo është politikania e dytë gjermane që sulmohen këtë vit.
Në prill, ishte Beatrix von Storch e Alternativës anti-emigracion për partinë Gjermani e cila pësoi një fat të ngjashëm.
Burimi: Indepedent/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

