Trafikantët fituan 6 miliardë USD nga emigrantët ­

Trafikantët kanë fituar 5­6 miliardë dollarë në vitin 2015 duke kaluar fshehurazi afërsisht 1 milion emigrantë në Bashkimin Evropian.

Këto shifra janë publikuar nga dy agjenci të fuqishme të zbatimit të ligjit, Europoli dhe Interpoli, përmes një raporti të përbashkët, që ka llogaritur përfitimin e kontrabanduesve nga ky lloj i trafikimit.

Raporti gjithashtu thotë se më shumë se 90% e migrantëve që kanë arritur në Bashkimin Evropian janë ndihmuar deri në një pikë të udhëtimit të tyre nga rrjetet kriminale të kontrabanduesve, dhe se shumica e çmimeve të kërkuara nga ta ishin paguar me para në dorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agjencitë dolën me këto vlerësime të përfitimeve të kontrabanduesve gjatë vitit të kaluar duke shumëzuar numrin e arritjeve nga kostoja për individ, e cila, sipas tyre, shkonte nga 3,200 deri në 6,500 dollarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?