Trafiku ajror, ja se si duket qielli i Evropës në 12 sekonda

Ju keni udhëtuar me avion, sikurse keni parë aeroplanë të transportit civil teksa ngrihen nga pista apo zbresin, por kurrë nuk do ta imagjinoni se si duket qielli i Evropes nën shtegtimin e avionëve.

Noa Travel Albania duke ju referuar planefinder ka postuar në Instagram këtë video magjepsëse se si duket qielli në Evropë në 2 orë të trafikut ajror, të përmbledhura vetëm në 12 sekonda!

Kështu duket trafiku ajror në hapësirën evropiane Plane Finder regjistroi për 2 orë trafikun ajror mbi qiellin e Evropës rreth orës 10-12 për të treguar modelet dhe lëvizjet magjepsëse të avionëve. Kjo pamje është thjeshtë magjike!

Projekti Qielli i Vetëm Evropian ka për qëllim të harmonizojë operimet dhe sistemet e kontrollit të trafikut ajror në tërë Evropën për të përmirësuar efikasitetin dhe reduktuar vonesat që ndërlidhen me kontrollin e trafikut ajror. Ky projekt ka ardhur si përgjigje ndaj rritjes dramatike të udhëtimit përmes ajrit, dëshmuar në dy dekadat e fundit 2.

Koha Jonë

SHKARKO APP