Tragjedia në Crans-Montana, 24 nga 40 viktimat e zjarrit identifikohen, mes tyre të mitur nga Italia, Zvicra, Franca dhe Turqia

Autoritetet zvicerane kanë identifikuar 24 nga 40 viktimat e zjarrit që shpërtheu në një bar në Crans-Montana natën e Vitit të Ri

Sipas raportimeve ndërkombëtare, mes viktimave janë edhe fëmijë të moshës 14 dhe 15 vjeç Viktimat e identifikuara përfshijnë 10 zviceranë, dy italianë, një person italo-emiratase, një rumun, një francez dhe një turk

Personi më i ri i identifikuar është një vajzë zvicerane 14-vjeçare ndërsa dy vajza të tjera 15-vjeçare janë gjithashtu mes të vdekurve Shumë nga viktimat e tjera janë adoleshentë nga 16 deri në 18 vjeç

Swiss Digital Desktop Reklama

Zjarri, që konsiderohet një nga katastrofat më të rënda në historinë e fundit të Zvicrës, dyshohet të ketë nisur nga qirinj të vendosur shumë afër tavanit në bodrumin e lokalit

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy menaxherët e barit janë nën hetim për vrasje nga pakujdesia dhe shkaktim zjarri ndërsa 119 persona janë plagosur shumica me djegie të rënda dhe disa janë transferuar në spitale europiane për trajtim special

Për identifikimin e viktimave është përdorur ADN dhe regjistra dentarë për shkak të djegieve të rënda Qindra qytetarë marshuan në heshtje në Crans-Montana për të nderuar viktimat

Ngushëllime kanë shprehur Peshkopi Jean-Marie Lovey dhe Papa Leo XIV ndërsa Zvicra do të mbajë një ditë kombëtare zie këtë të premte

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?