Tragjike! I izoluar në banesë e larg nipit, i moshuari nuk duron më e hidhet nga dritarja
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali. I izoluar larg nipit të tij, një i moshuar në Savona në Itali, i dha fund jetës duke u hedhur nga dritarja.
“Nuk arrij të shikoj më nipin tim. Nuk ka më kuptim të jetoj kështu”, kishte shkruar i moshuari në një letër, pak para se të ndërmerrte aktin ekstrem.
Historia dramatike u raportua nga e përditshmja e Genovas “Il Secolo XIX”, ku ngrihet dyshimi se rasti në fjalë nuk është i izoluar, pasi dy të moshuar të tjerë disa ditë më parë, i kanë dhënë fund jetës në mënyrë të ngjashme.
Në Itali deri më tani ka shkuar në 18.279 numrin i të vdekurve, ndërsa i të infektuarve në 143.626.