Trajnimet e rekrutëve të ISIS, në kampe sekrete në Bosnjë?!
Mbi 200 rekrutë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, kryesisht vendet e ish-Jugosllavisë po trajnohen në një bazë sekrete në Bosnjë – Hercegovinë, për të shkuar më pas në radhët e ISIS në Siri.
Kampi udhëhiqet nga njerëz të Bajro Ikanoviç, i cili disa vite më pas u dënua për terrorizëm dhe pas vuajtjes së dënimit kishte ikur drejt Sirisë, ku i është bashkëngjitur rrjetit terrorist ISIS.
Kjo është theksuar nga eksperti njohur për terrorizëm dhe vahabizëm në Sarajevë, Xhevad Galijasheviç.
Sipas tij personat në kampin e Bosnjës trajnohen për tre muaj se si të përdorin armët, se si të sillen në radhët e ISIS dhe më pas marrin instruksionet se si të shkojnë në Siri.
Ai thekson se këto grupe që rekrutojnë në Ballkan, luftëtarë për xhihadin e ISIS marrin para nëpërmjet organizatave joqeveritare dhe funkisonojnë në mënyrë të organizuar.
“Tërë kjo është e planifikuar në mënyrë strategjike, sepse ISIS nuk është sikur Al Kaeda. Kjo është një organizatë politike, ushtarake brutale dhe që më pas kalon në organizatë terroriste. Qëllimi i tyre nuk është vetëm të vdiset dhe të luftohet. Qëllimi i tyre është edhe më i madh, jo sikur siç ishte Bin Laden. Edhe kampi i organizuar në Bosnjë vepron në mënyrë të fshehtë dhe taktike dhe është vështirë për asgjësimin e tij”, deklaroi Galijasheviç.