Transmetimi i variantit “Delta”: Një person infekton nëntë dhe nëntë infektojnë 81

Nën mikroskopin e ekspertëve është mutacioni “Delta” i koronavirusit, i cili ka shkaktuar shqetësim në tërë Evropën, por edhe botën, kryesisht për shkak të rritjes së transmetueshmërisë.

Athanasios Exadaktylos, president i Komunitetit Mjekësor Grek,  ka folur në televizionin grek “MEGA” në lidhje me normat e larta të transmetimit, duke theksuar nevojën për të përshpejtuar fushatën e vaksinimit.

Në grip transmetimi është 1 në  1.1, domethënë dhjetë persona  infektojnë 11 të tjerë. Në fazën e parë virusi ishte 1  në 4, një i infektuar ia transmetonte virusin  katër tjerëve dhe katër infektojnë gjashtëmbëdhjetë. Në mutacionin britanik kishim 50% më shumë transmetueshmëri, domethënë një infekton  gjashtë dhe  gjashtë infektojnë  tridhjetë e gjashtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mutacionin “Delta” kemi 50% më shumë transmetueshmëri se mutacioni britanik. Një infekton nëntë, dhe nëntë infektojnë  tetëdhjetë e një “, theksoi z.Eksadaktylos dhe shtoi se “personat e vaksinuar nuk rrezikojnë të sëmuren rëndë apo të vdesin“, shprehet mjeku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?