Trazira në Holandë, policia përleshet me azilkërkuesit

 

Policia holandeze u përlesh me protestuesit në përpjekje për të shpërndarë turmën. Protesta ishte e organizuar nga azilkërkuesit në një qytet të vogël holandez dhe shkaktoi trazira.

Policia në Geldermalsen, afër Utrecht, njoftoi se: “deri tani janë arrestuar disa persona, dhe nuk është i qartë numri i të arrestuarve.” Nuk ka pasur të dëmtuar  serioz, në bazë të raportit. Në mes të protestuesve ka pasur edhe shqiptarë dhe azilkërkues të tjerë nga Ballkani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Imazhet tregojnë se me dhjetëra të rinj thyen rrethimin, hodhën shishe dhe fishek-zjarre, dhe hodhën slogane kundër masave të ndërmarra ndaj azilkërkuesve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas  televizionit NOS, rreth 2,000 njerëz u bashkuan në protestën që u zhvillua në qytetin me rreth 27 mijë banorë.

Në këtë qytet u ndërtua edhe një qendër për azilkërkuesit me 1.500 azilkërkues.

Incidenti i mbrëmjes së djeshme ishte më i madhi i azilkërkuesve që nga muaji tetor në Holandë, kur huliganët sulmuan qendër e azil-kërkuesve sirianë.

Ministri i Drejtësisë së Holandës, Klaas Dijkhoff, e cilësoi incidentin pa lidhje me vendin e tij.

Vendet e Europës kanë kohë që po luftojnë me lëvizjet e shumta të emigrantëve dhe të azilkërkuesve që vijnë nga Lindja e Mesme dhe Ballkani, kryesisht nëpërmjet Turqisë dhe Greqisë.

Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?