Trazirat në Kongres, ja çfarë rrezikon Donald Trump
E gjithë bota është e shokuar nga trazirat në Kongresin Amerikan. Donald Trumpit i kanë mbetur më pak se dy javë në krye të Shtëpisë së Bardhë, por demokratët e Komisionit të Ligjeve në Dhomën e Përfaqësuesve kërkojnë që atij t’i hiqen atributet si president për shkak të akteve të dhunës që lanë në fund 4 viktima.
Ata i shkruan një letër zv/presidentit Mike Pence ku i bëjnë thirrje që të largojë Trump nga zyra, me motivacionin se kishte nxitur një akt kryengritje dhe minuar demokracinë.
Diskutimet janë fokusuar në amendamentin e 25 të Kushtetutës, i cili lejon transferimin e pushtetit nga presidenti te zv/presidenti përkohësisht apo në mënyrë permanente.
Ky amendament gjithashtu siguron procedurat për largimin e një presidenti nga detyra prej zv/presidentit dhe anëtarëve të kabinetit nëse ai konstatohet i paaftë për të kryer kompetencat dhe detyrat.