FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trazirat politike dhe aksioni ushtarak, 147 të vdekur në 5 ditë

Ndonëse bota është në panik nga vuirusi kinez, Brazili është përfshirë nga trazirat që kur policia ka filluar protestat duke kërkuar rritje të pagave. Autoritetet bëjnë me dije se 147 persona janë vrarë në verilindje të Ceará në 5 ditët e para të aksionit ushtarak.

Dhuna e krijuar ka çuar në anullimin e festimeve të karnavaleve në disa qytete. Mësohet se shkalla e vrasjeve është 5 herë më e lartë se zakonisht kur ushtria ndërmerrte aksione.

Policia filloi grevën e tyre në 19 shkurt, duke kërkuar një rritje të pagave. Në Brazil struktura e policisë e ka të ndaluar me ligj të bëjë greva dhe protesta. Një gjykatë në Ceará ka paralajmëruar që ato që do vazhdojnë të kundërshtojnë ligjin do të përfundojnë në burg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?