Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tre gratë që do të formësojnë Europën

Bota E premte, 31 Maj 2024 16:30
Tre gratë që do të formësojnë Europën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në një çast vendimtar, ato janë çelësi i dilemës, se si të trajtohet populizmi. Në një botë të rrezikshme, Europa ‘e vjetër’, e gjen veten në një pozitë alarmante. Në Ukrainë, vazhdon lufta më e përgjakshme që nga viti 1945, ndërkohë që Rusia, përbën një kërcënim për hapësirën kibernetike. Nëse Donald Trump, kthehet në Shtëpinë e Bardhë, ai mund të shkaktojë probleme në NATO, themelin e sigurisë europiane. Ekonomia e kontinentit, është e ndjeshme ndaj goditjeve të shkaktuara nga politika industriale dhe proteksionizmi, në vende të tjera. Populistët euroskeptikë, janë duke ecur lart në sondazhe.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për t’u përballur me këto rreziqe, Europa ka nevojë, së paku, për një udhëheqje koherente në Bashkimin Europian. Ajo gjithashtu, duhet të mbajë ekstremistët jashtë pushtetit. Nëse do të ketë sukses, varet pjesërisht në zgjedhjet e tre grave: Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian, Giorgia Meloni, kryeministre e Italisë dhe Marine Le Pen, populistja kryesore e Francës.

Mund t'ju interesojë

Austri, mijëra studentë protestojnë për më shumë financime për universitetet

Austri, mijëra studentë protestojnë për më shumë financime për universitetet

Para 11 orësh
Presidenti Marcon ashpërson kufizimet, fajëson të majtën radikale për trazirat

Presidenti Marcon ashpërson kufizimet, fajëson të majtën radikale për trazirat

Para 11 orësh
Përmbytje vdekjeprurëse në jug të Francës, tre viktima dhe qindra të evakuuar

Përmbytje vdekjeprurëse në jug të Francës, tre viktima dhe qindra të evakuuar

Para 21 orësh

Ursula von der Leyen, ka udhëhequr krahun ekzekutiv të BE-së, që nga viti 2019, dhe po kandidon për një mandat të dytë. Ajo e meriton një mandat të dytë. Ka bërë një punë të mirë: duke marshuar përgjigjen e fortë kolektive të BE-së, ndaj agresionit të Vladimir Putinit dhe duke ndihmuar, në thellimin e integrimit europian, në një kohë vendimtare, për shembull duke nxitur një program novator për emetimin e borxhit të përbashkët.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një konservatore gjermane gjakftohtë, ajo e ka vënë gjithashtu Komisionin Europian, në qendër të vendimmarrjes, kur marrëdhëniet franko-gjermane, kanë qenë të acaruara. Duke pasur parasysh kërcënimet, nevoja për një udhëheqje të fortë dhe të unifikuar, nuk ka qenë kurrë më e madhe.

Për të fituar një mandat të dytë, ajo së pari ka nevojë për mbështetjen e 27 liderëve kombëtarë të BE. Më pas, ajo duhet të marrë shumicën në Parlamentin Europian, i cili do të zhvillojë zgjedhjet në 6-9 qershor, me mbi 350 milionë qytetarë me të drejtë vote. Në teori, ajo do të gëzojë mbështetjen e grupimeve konservatore, liberale dhe socialiste.

Por, për shkak se politika është bërë kaq e fragmentuar, këto tre grupime, parashikohen kolektivisht të fitojnë vetëm një shumicë të vogël të vendeve. Zonja von der Leyen, mezi e kaloi votimin e saj të parë, në vitin 2019. Këtë herë fitorja, nuk është e siguruar. Kjo na çon te zonja Meloni, kryeministre e Italisë, që nga viti 2022 dhe liderja e partisë së djathtë Vëllezërit e Italisë (Fratelli d’Italia), e cila është kthyer, nga një forcë kryengritëse, në drejtimin e vendit. Pritet të ecë mirë në zgjedhjet e BE-së.

Me mbështetjen e saj, zonja von der Leyen, mund të ketë një shans më të mirë për të fituar një shumicë parlamentare, për një mandat të dytë, në postin kryesor të BE-së. Ajo ka qenë në një takim me Giorgia Melonin.

“Kam punuar shumë mirë me Giorgia Melonin,” tha ajo më 23 maj. Këto fjalë, dhe ideja e çdo lloj pakti, që përfshin partinë e Melonit, ka zemëruar liberalët dhe figurat e BE-së, duke përfshirë disa në Partinë Social Demokrate në pushtet në Gjermani, dhe partinë e Emmanuel Macron në Francë. Për ta, zonja Meloni është në të njëjtin nivel si Viktor Orban, njeriun e fortë të Hungarisë, dhe tipa të tjerë të pakëndshëm. Ajo u jep besim teorive raciste të konspiracionit. Ajo e ka krahasuar BE-në, me Bashkimin Sovjetik. Me pak fjalë, Meloni është pikërisht lloji i figurës së djathtë, që duhet të përjashtohet nga vendimmarrja.

Zonja Meloni, sigurisht që ka shumë politika dhe cilësi të pakëndshme. Megjithatë, të përjashtosh punën me të si çështje parimore, do të ishte vendim jo largpamës. Ajo ka bërë kauzë të përbashkët, me znj. von der Leyen, për çështje të tilla si emigracioni i paligjshëm; dy gratë kanë bërë vizita të përbashkëta, në vendet e Afrikës së Veriut, duke arritur marrëveshje me autokratë, për të frenuar rrjedhën.

Ajo ka qenë një mbështetëse e fortë e Ukrainës, ndryshe nga disa nga shokët e saj, në të djathtën populiste. Partia e saj, bën luftëra kulturore në ‘shtëpi’, por për sigurinë dhe ekonominë, ajo e ka drejtuar Italinë si një pragmatiste. Ajo nuk duhet të mbyllet jashtë rrymës politike.

Për më tepër, arritja e një marrëveshjeje me të, mund të ketë një avantazh shtesë: ndarjen e së djathtës populiste, midis elementëve të saj më të moderuar dhe ekstremë. Këtu hyn zonja Le Pen. Partia e saj, National Rally, pritet të dalë mirë edhe në zgjedhjet europiane. Zonja Le Pen, është përpjekur të riemërojë veten, si një figurë kryesore, por mos u mashtroni. Ajo ka një histori të gjatë ksenofobie dhe servilizmi ndaj Rusisë. Ajo dëshiron të krijojë një mega-grup nacionalistësh, që mund ta çojë Europën drejt së djathtës. Për ta bërë këtë, ajo dëshiron të bashkohet me zonjën Meloni.

Pas rezultatit të zgjedhjeve europiane, ‘pazaret’ mund të zvarriten me muaj dhe do të testojnë aftësitë e zonjës von der Leyen. Një rrugë, mund të sigurojë udhëheqje të qëndrueshme, në nivel e BE-je, dhe të tregojë sesi të moderuarit, mund të përballen me inteligjencë, me të djathtën populiste. Çështja nuk është më, nëse populistët mund të frenohen. Është se si t’i përgjigjemi rritjes së tyre.

Problem i trefishtë

Rruga alternative, mund të jetë katastrofike. Politika europiane, është bërë aq e fragmentuar, sa mbase nuk do të gjendet asnjë shumicë parlamentare, për zonjën von der Leyen, apo ndonjë kandidat tjetër për presidencën e komisionit. Kjo, do të nxiste një krizë kushtetuese, në një kohë shumë të keqe, pasi Ukraina, është në luftë, si dhe presidenca e mundshme e Trump-it. Për më tepër, nëse zonja Meloni nuk sheh asgjë për të përfituar nga puna me qendrën, ajo mund të tundohet të punojë me znj. Le Pen. Nëse ata bëjnë zgjedhjen e gabuar, centristët e Europës, mund të destabilizojnë BE-në dhe të ndihmojnë në krijimin e asaj, që ata kishin frikë prej kohësh: një lëvizje të bashkuar, pan-kontinentale, e së djathtës ekstreme. Për të shmangur këtë, ia vlen ‘të merresh’ me zonjën Meloni. /The Economist- Monitor/

Etiketat e lidhura

europëgra
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 8 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 9 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 9 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 12 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 13 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.