Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 10:45 Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura Policia ka nisur krehjen e zonës me qëllim arrestimin e autorëve të mundshëm të vrasjes së Selami Hasanit dhe plagosjes së rëndë të vëllait…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tre vjet Brexit, probleme dhe shqetësime të reja

Bota E mërkurë, 27 Dhjetor 2023 11:22
Tre vjet Brexit, probleme dhe shqetësime të reja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Tani gjërat ndjekin një rrugë të caktuar, por Brexiti vazhdon të paraqesë probleme në tregtinë midis Britanisë së Madhe dhe BE-së. Në vitin 2024 ekonominë e presin sfida të reja.

Tre vjet pas Brexit-it përfundimtar, pasojat e daljes së Britanisë së Madhe nga BE vazhdojnë t’u hapin probleme bizneseve në të dy anët. “Ndër viktimat kryesore të Brexit-it janë bizneset e vogla, të cilat shpesh janë dorëzuar”, tha ambasadori gjerman në Londër Miguel Berger për agjencinë gjermane të shtypit. “Për kompanitë e mëdha, kjo përfaqëson një kosto të caktuar, por ato janë mësuar ta menaxhojnë atë.”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Tregtia dypalëshe vlerësohet sa ka rënë me 10 deri në 15 për qind që nga Brexit-i. Britania e Madhe nuk është më ndër dhjetë partnerët kryesorë tregtarë të Gjermanisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Britania e Madhe u largua nga BEnë fund të janarit 2020. Që nga 1 janari 2021, Britania nuk është më anëtare e bashkimit doganor të BE-së apo e tregut të brendshëm. Kjo shkaktoi vonesa të konsiderueshme në tregti, veçanërisht në fillim.

Mund t'ju interesojë

SHBA paralajmëron ndërprerje të tjera të shërbimeve teknologjike

SHBA paralajmëron ndërprerje të tjera të shërbimeve teknologjike

Para 1 ore
Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Para 2 orësh
Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Para 15 orësh

Mungesa e sinkronizimit

Kreu i Dhomës Gjermano-Britanike të Tregtisë dhe Industrisë (AHK) në Londër, Ulrich Hoppe, tha për dpa se ekonomia ndërkohë ishte përshtatur në pjesën më të madhe me kushtet e reja. Tregtia po rritet përsëri, duke dhënë shpresë për të ardhmen se një pjesë e rënies për shkak të Brexit-it mund të kompensohet në afat të mesëm. Industritë si energjia e rinovueshme në veçanti kanë potencial, tha Hoppe. “Ekspertiza teknike gjermane mund të ndihmojë në realizimin e potencialit të madh të energjisë së rinovueshme në Britaninë e Madhe.”

Megjithatë, eksportuesit e ushqimit të BE-së mund të përballen me probleme të reja. Pas disa shtyrjeve, Britania e Madhe tani dëshiron të vendosë kontrolle të importit për produktet shtazore dhe bimore.

“Sigurisht, ato do të paraqesin sfida për këtë sektor, por ndikimi i rregulloreve të reja në të gjithë ekonominë gjermano-britanike është mjaft i vogël,” tha Hoppe. Nga ana e tij, York-Alexander von Massenbach i Dhomës Britanike të Tregtisë në Gjermani (BCCG) tha se vlerësimi i pritshëm i rrezikut të mallrave do të përfshijë punë shtesë organizative dhe vonesa.

Besimi i britanikëve në supermarketet e tyre është në nivelin më të ulët historik, sipas një sondazhi. Nga frika se çmimet do të rriteshin më tej, qeveria konservatore i shtyu pesë herë me radhë kontrollet e Brexit për ushqimet e BE-së.

Të planifikuara fillimisht për në tetor 2023, faza e parë e modelit të ri të kufirit nuk do të hyjë në fuqi në janar 2024, sipas qeverisë britanike. “Për t’u dhënë palëve të interesuara më shumë kohë për t’u përgatitur për kontrollet e reja, planet e rishikuara do të zbatohen për kontrollet pasuese”, u bë e ditur.

Produktet shtazore dhe bimore klasifikohen në tre kategori të ndryshme rreziku: i ulët, i mesëm dhe i lartë. Klasifikimi merr parasysh si llojin e mallit ashtu edhe vendin e origjinës. Në varësi të kësaj, kërkesat e importit ndryshojnë. Ndikimi në importet nga BE-ja varet nga grupi i produkteve: për shembull, për produktet shtazore të kategorisë me rrezik të mesëm kërkesat janë rritur, ndërsa për produktet bimore me rrezik të ulët janë ulur. DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura
Para 10 minutash

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit
Para 17 minutash

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin
Para 24 minutash

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir
Para 33 minutash

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 15 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 23 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.