Tregtia e armëve, kush shet dhe kush ble më shumë?

Instituti i Kërkimeve për Paqen, SIPRI, ka ofruar të dhëna të reja mbi tregtinë ndërkombëtare të armëve, ku eksportuesi më i madh i tyre, Amerika, rezulton të jetë shumë përpara Rusisë, ndërsa blerësit kryesorë figurojnë në Azi dhe Lindjen e Mesme.

Dhe nga sa tregojnë më tej të dhënat e institutit me seli në Stokholm, gjendja tepër e tensionuar e sigurisë globale pasqyrohet qartë tek lulëzimi i tregtisë së armëve.

Konkretisht, ekspertët e SIPRIT-t, konfirmojnë se gjatë këtyre 5 viteve të fundit në mbarë botën janë eksportuar 14% më shumë armë se periudha para tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në zonën mes Gjirit Persik dhe Bosforit importet e armatimeve të rënda rezultojnë të jenë rritur me nivelin prej 61%. Ku India është e para në listën e importuesve, Arabia Saudite e dyta, ndërsa Turqia vjen e gjashta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Teksa thuhet se më pak armë shiten në Afrikë dhe kjo për shkak të varfërisë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?