FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Treni me 300 pasagjerë përplaset me kamionin në Poloni, 18 të plagosur

Të paktën 18 persona u plagosën, shtatë prej të cilëve në gjendje të rëndë pas përplasjes së një treni dhe një kamioni në jugperëndim të Polonisë, theksoi zëdhënësi i zjarrfikseve.

“Rreth 18 persona janë plagosur, shtatë prej të cilëve në gjendje të rëndë. Të plagosurit janë transportuar me helikopterë dhe ambulanca në spitale”, deklaroi Pawel Fratczak.

“Treni transportonte rreth 250-300 pasagjerë. Një prej vagonëve ka dalë nga shinat”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksidenti ndodhi dje pranë qytetit Ozimek. Shkaqet mbeten ende të panjohura.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?