FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tri gratë kundër diktatorit të fundit në Europë

Tri gratë janë kthyer në simbol të opozitës. Këto janë tri gratë që kanë bashkuar forcat kundër udhëheqësit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, i cili ka qëndruar në pushtet për 26 vite. Svjetlana Tikanovskaja është gruaja e blogerit të njohur, Sergei Tikanovski, i cili nuk mundi ta vazhdonte kandidimin në zgjedhje pasi u arrestua në mars, me akuzën se kishte sulmuar një polic. Svjetlana po kandidon në vendin e tij.

Pasi mori certifikatën e regjistrimit në zgjedhje, 37-vjeçarja qëndroi para KQZ-së së Bjellorusisë dhe i drejtoi këtë mesazh të shoqit “Seryozha, të dua shumë. Po e bëj vetëm për ty dhe për njerëzit që të ndoqën e që patën besim te ti”. Dy kandidate të tjera të cilat nuk janë lejuar të marrin pjesë në zgjedhje i janë bashkuar Svetlanës për mbështetje.

Veronika Cepkalo është gruaja e Valeri Cepkalos, i cili u largua nga Bjellorusia për në Moskë, nga frika s emos arrestohej pasi iu hoq e drejta për të marrë pejsë në zgjedhje. Kolesnikova është përfshirë në fushatën e Viktor Babarikos, të cilit nuk iu lejua kandidimi pasi u akuzua për ryshfet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?