Tronditen Konservatorët Britanik – Skandali i “Përdhunimit”; Sunak: Kush ka prova të shkojë në polici
Kryeministri Rishi Sunak i ka përshkruar akuzat se një deputet konservator ka kryer përdhunime të shumta si “shumë të rënda”.
Ai ka kërkuar që këdo që ka prova për vepra penale të shkojë në polici.
Gjatë një vizite në Terminalin e Gazit Bacton në Norfolk, kryeministri u pyet nëse akuzat për përdhunim ishin mbuluar dhe nëse ai po hetonte këtë çështje.
Ai u tha transmetuesve: “Këto janë akuza shumë serioze, anonime.”
“Mund të jetë që ata të aludojnë për diçka që tashmë është objekt i një hetimi të drejtpërdrejtë policor, kështu që shpresoj se e kuptoni se nuk do të ishte e drejtë që unë të komentoja më tej në mënyrë specifike.”
“Më gjerësisht, Partia Konservatore ka procedura të fuqishme ankimore të pavarura, por unë do t’i thoja kujtdo që ka informacion ose prova për ndonjë akt kriminal, natyrisht të flasë me policinë, kjo është mënyra e duhur e veprimit.”