Tronditëse, historia e 13-vjeçarit sirian që u rrah në Turqi pse shiste faculeta
Ahmed Hamdo, 13 vjeç ishte një vogëlush sirian, jeta plot vuajtje e dhimbje, si e çdo fëmije që u larguan për t’i shpëtuar bombave të Alepos për një jetë më të mirë.
Familja e tij është nga Aleppo dhe ilegalisht ka kaluar kufijtë për të hyrë në Turqi ku jeton në një apartament të vogël.
Por i vogli u bë i njohur pasi u rrah brutalisht nga pronari I një lokali vetëm sepse po shiste faculeta.
Ngjarja ndodhi në sheshin “Basmane” të Izmirit pranë një restoranti, ndërsa fotot e vogëlushit me lot në sy dhe me hundë të gjakosura bënë xhiron e botës në rrjetet sociale.
Ahmed Hamdo për të siguruar bukën e gojës i duhet të punojë.
” Unë thjesht po shisja faculeta. Në momentin kur po i shisja një pako një zonje, ai më tërhoqi zvarrë dhe filloi të më godasë. Ai gjatë gjithë kohës shkelmonte mbi mua”, ka deklaruar Ahmed për të përditshmen turke “Hurriyet”.
Për ngjarjen në fjalë është interesuar edhe kryeministri turk Ahmet Davutoglu, i cili i ka kërkuar të gjendet djaloshi në mënyrë që të kujdeset për të.
Menjëherë pas ngjarjes shteti turk kontaktoi me 13 vjeçarin i cili së bashku me 4 vëllezërit dhe motrat e tij i është ofruar tre ditë pushimi në një hotel luksoz.
Ahmed së bashku me vëllezërit dhe motrat e tij është fotografuar i lumtur në kopshtet e hotelit por ai pas 3 ditësh do t’i kthehet përsëri jetës së varfër. Gjithashtu qeveria e Turqisë nuk është mjaftuar me kaq por i ka premtuar të atit të vogëlushit gjetjen e një pune në Turqi.
13-vjecari ka kaluar kufirin e Turqisë së bashku me familjen e tij pasi në Aleppo të Sirisë si pasojë e luftës është shkatërruar shtëpia.
Problemi i sirianëve të cilët kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme është kthyer si një problem shqetësues në Turqi.
Një zyrtar nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e Turqisë tha se rreth 650 mijë sirianë jetojnë në Izmir jetojnë në kushte ekstreme dhe nuk kanë një vend për të fjetur të qetë