Tronditëse/ Turisti bie nga kati i 7 i hotelit, fat tragjik pëson edhe personi disa kate nën të

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Marbella në Spanjë, ku sipas raportit të mediave një 49-vjeçar nga Britania ka rënë nga kati i shtatë i hotelit, por për fat të keq i ka marrë jetën edhe një 43-vjeçari që ndodhej në ballkonin e një dhome, disa kate poshtë tij, pasi i ka rënë sipër.

Anthony Holmes nuk dihet nëse ka rënë aksidentalisht apo është vetëhedhur, por fati edhe më tragjik ishte i spanjollit Antonio Gonzalez, i cili ishte me familjen e tij duke festuar ditëlindjen e vajzës.

Plagët e rënda që ai ka marrë pasi Holmes i ra sipër, i kanë marrë jetën pak minuta më vonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq policia nuk ka dhënë detaje, por ka konfirmuar vdekjen e dy burrave, ndërsa ka deklaruar se kanë nisur hetimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?