Tronditet edhe Gjermania, shënohet shifra më e lartë ditore e viktimave nga koronavirusi

Gjermania shënoi 315 viktima nga Covid-19 brenda 24 orëve, sipas institutit Robert Koch. Kjo është shifra më e lartë e vdekjeve e regjistruar në një ditë.

Ndërkohë u regjistruan edhe 2,866 raste të reja të personave të infektuar, duke e çuar në 130,450 numrin total të të infektuarve.

Ditën e djeshme kancelarja, Angela Merkel deklaroi se masat kufizuese do të vazhdojnë deri më 3 maj.

Merkel njofton edhe lehtësimin e jetës në Gjermani, ku do të nisë pak nga pak hapja e bizneseve, si dhe shkollave pas 4 majit.

Ja 5 masat e reja:

1. 1,5 m largësi mes njerzve. Nese nuk do zbatohet do zbatohen gjobat (250€-20.000€)

2. Do zhvillohet nje App per telefona qe do instalohet me deshire dhe do funksionojë per paralajmërim se kush mund të jetë i semurë.

3. Pas 4 majit hapje e shkallëzuar e shkollave. Një herë ata që janë para provimeve, diplomimeve dhe te shkollave do kënë përparesi.

4. Dyqane deri do hapen nga java tjeter nën mbajtjen rigoroze të rregullave.

5. Parukeritë do të hapen pas javës tjeter, pasi te përpilojnë një plan/ rregullor higjenik per trajtimin e klientëve.

SHKARKO APP