FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tronditet Meksika, nga tërmeti kanë vdekur 149 veta

Nga tërmeti i fuqishëm që e ka goditur dje Meksikën, janë vrarë 149 vetë, kanë thënë autoritetet. Ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët në kryeqytetin Meksiko Siti, me 20 milionë banorë, po gjurmojnë nëpër gërmadhaa të ndërtesave të shkatërruara për të gjetur të mbijetuar eventualë dhe trupa të pajetë.

Koordinatori kombëtar për mbrojtje civile, Luis Felipe Puente, tha se së paku 149 njerëz janë vrarë, shumica prej tyre në Meksiko Siti dhe hapësirat në jug dhe në lindje të kryeqytetit, ku ishte epiqendra e tërmetit me intensitet 7.1 shkallë.

Përkujtimet për tërmetin shkatërrues në vitin 1985, nga i cili ishin vrarë 10 mijë njerëz në Meksiko Siti, kanë shkaktuar panik, prandaj shumë banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tërmeti i djeshëm ndodhi vetëm disa ditë pasi një tërmet tjetër, më 7 shtator, me intensitet 8.1 shkallë, me epiqendër në bregun e Meksikës, e goditi këtë vend, me ç’rast u vranë 98 persona./REL

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?