Trump: Amerika në vend të parë!

Kandidati republikan për President, Donald Trump mbajti një fjalim për politikën e tij të jashtme nëse zgjidhet në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Trump, favorit për nominimin e Partisë Republikane në garën presidenciale 2016, ka thënë se do të ndjekë politikën: “Amerika në vend të parë”.

“Politika ime e jashtme do t’i vë interesat e popullit amerikan dhe sigurinë amerikane mbi të gjitha. Ky do të jetë themeli i çdo vendimi që do të marr”, ka thënë Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

Republikani sulmoi politikën e jashtme të presidentit Barack Obama duke e cilësuar “katastrofë totale”  ndërsa shtoi se “nuk ka vizion, nuk ka qëllim, nuk ka drejtim, nuk ka strategji”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trump ka thënë se do të dobësonte grupin militant Shteti Islamik duke i ndërprerë qasjen në naftë.Ai po ashtu ka thënë se mbështet torturën me ujë dhe metoda të tjera të rënda të marrjes në pyetje kundër Shtetit Islamik. Trump ka bërë thirrje për rivlerësimin e marrëdhënieve me disa aleatë të ngushtë të Uashingtonit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?