Trump: Amerikanët po luten për shërimin e Boris Johnson
Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi kryeministrin britanik Boris Johnson si një njeri të fortë dhe të vendosur, dhe tha se amerikanët po luten për shërimin e tij.
“Amerikanët po luten të gjithë për sahërimin e tij. Ai është një mik me të vërtetë i mirë. Ai është shumë i veçantë, i fortë, i vendosur, nuk pushon, nuk heq dorë,” tha Trump gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë.
Trump tha se ai foli me kompanitë kryesore të ilaçeve dhe u kërkoi atyre që të lidhen me Londrën për të diskutuar trajtimet e mundshme, duke shpresuar se ata mund të gjenin mënyra për të ndihmuar në çështjen e Johnson.
“Do të shohim nëse mund të jemi në gjendje të ndihmojmë. Kemi kontaktuar me të gjithë mjekët e Borisit dhe do të shohim se ç’mund të bëhet, por ata janë të gatshëm të shkojnë,” tha presidenti Trump.
Kryeministri britanik u transferua të hënën në kujdes intensiv pas rëndimit të simptomave të koronavirusit. 55 vjeçari Johnson u testua pozitivisht për virusin më 26 Mars.