Trump apo Kamala Harris? Kë preferon Putin që t’i fitoi zgjedhjet në SHBA
Vladimir Putin ka zbuluar se kush dëshiron të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor. Duke folur në Forumin Ekonomik Lindor, ai tha se demokratja Kamala Harris ishte zgjedhja e preferuar e Rusisë.
Mund të jetë një surprizë pasi ai është dukur më parë miqësor me Donald Trump, kandidatin republikan dhe ish-presidentin e SHBA-së. Por në fillim të këtij viti, kur Biden ishte ende kandidati demokrat, Putin tha se e preferonte Trump sepse Biden ishte një politikan më i parashikueshëm.
Ndërsa sot ai tha se Rusia do të mbështesë Harris. Ai gjithashtu ka kritikuar arrestimin nga Franca të themeluesit të Telegram, Pavel Durov. Putin tha se nuk e kupton pse Franca ka ndërmarrë veprime ligjore kundër themeluesit të mediave sociale me origjinë ruse.