Trump befason sërish: NATO-s nuk i falet që bombardoi Serbinë

Donald Trump me Larry King, me rastin e përvjetorit të bombardimit të Serbisë kanë kritikuar Bill Clinton dhe sulmin mbi serbët, aleatë të Amerikës në të dy luftërat, siç i quan ai.

“Klintonët kanë bërë një rrëmujë të madhe në Ballkan dhe Kosovë. Shihni çfarë i bëmë Serbisë me bombardimet ajrore.

Po atyre serbëve që shpëtuan pilotët amerikanë në Luftën e Dytë Botërore? Bëmë gabim që bombarduam një komb që ka qenë aleati ynë në dy luftëra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klintonët besojnë se kjo ka qenë sukses, por mua më duket e turpshme. Unë u kërkoj falje të gjithë serbëve për politikat amerikane, kryesisht ato të Klintonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne kemi nevojë për aleatë në luftën kundër terrorizmit islamik që kanë përvojë luftarake në luftimin e të keqes dhe në Evropë janë rusët dhe serbët.

Nëse unë të bëhem president i Amerikës politika e jashtme do të ndryshojë rrjedhën që deri më tani ka qenë e gabuar”, ka pohuar ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?