FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump bëhet prapë gjysh, një “rekord” për kaq shumë nipa

Presidenti Amerikan ka festë dhe askush nuk e prish gëzimin e këtij mëngjesi. Edhe pse me një pamje që nuk i tregon vitet, Donald Trump është bërë gjysh dhe ka një “rekord” me nipa dhe mbesa.

Djali i tij i dytë, Eric Trump, dhe bashkëshortja Lara mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një djalë. Ai u quajt Eric Luke Trump, siç konfirmoi vetë Eric në Twitter. “Lara Lea Trump dhe unë jemi të lumtur t’ju njoftojmë ardhjen në jetë të djalit tonë Eric Luke Trump, sot në 8:50 të mëngjesit”.

Donald Trump u bë dje gjysh për herë të 9-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, Trump uroi publikisht të birin dhe gruan e tij, që solli në jetë nipin e tij të 9-të. “Urime Eric-ut dhe Lara-s për lindjen e të birit, Eric Luke Trump, këtë mëngjes!”

Swiss Digital Mobile Reklama

Eric është djali të cilit Trump-i i ka besuar drejtimin e bizneseve të veta. Ai jeton në New York City, ku gjenden zyrat kryesore. Trump është babai i 5 fëmijëve nga 3 martesa. Më i madhi prej tyre, Donald Trump i riu, ka 5 fëmijë me të shoqen Vanessa, ndërsa vajza e madhe, Ivanka, ka 3 fëmijë me bashkëshortin Jared Kushner.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?