Trump-Biden, beteja finale, Covid-19 komplikon procesin e numërimit

Presidenti amerikan Donald Trump dhe kundërshtari politik, Joe Biden, presin verdiktin popullor se cili prej tyre duhet të udhëheqë vendin për katër vitet e ardhshme.

Mbi 100 milionë amerikanë, ose mbi 75% e numrit të përgjithshëm të atyre që votuan në vitin 2016, morën pjesë në votimet e hershme, ose përmes postës, ose fizikisht, deri të martën në mëngjes. Amerikanët e tjerë do i drejtohen kutive deri në orën 3 të ditës së mërkurë me oren shqiptare.

20:10 Covid-19 komplikon procesin e numërimit

Këtë vit numërimi i fletë-votimeve do të kërkojë kohë për shkak të pandemisë dhe numrit të madh të votave të dërguara me postë.

Pasi të përfundojë numërimi në të 50 shtetet, çdo guvernator harton listën e “elektorëve” (anëtarëve të Kolegjit Elektoral për shtetin e vet). Kopja e listës i dërgohet drejtorit të Arkivave Kombëtare. Anëtarët e Kolegjit Elektoral të çdo shteti, mblidhen në kryeqytetin e shtetit të tyre, për të votuar për presidentin. Kjo ndodh në dhjetor, të hënën, menjëherë pas të mërkurës së dytë të muajit. Këtë vit data është 14 dhjetor , shkruan VOA.

20:00 Kush e shpall fituesin e zgjedhjeve?

Shumë besojnë se fituesi i zgjedhjeve në ShBA përcaktohet kur shtypi shpall emrin dhe kur kandidati tjetër shpall humbjen. Por realiteti është ndryshe.

Shpallja zyrtare e fituesit është një proces disa mujor që nuk përfundon deri në janar.

Ditën e votimit, zgjidhen anëtarët e Kolegjit Elektoral, në dhjetor ata takohen dhe votojnë për presidentin dhe në janar, Kongresi certifikon rezultatin. Kjo ësht një formulë kompromisi e themeluesve të republikës, të cilët në atë kohë, nuk kishin besim tek votuesit për të zgjedhur një president të përshtatshëm, shkruan VOA.

SHKARKO APP