Trump: Bota do të ishte më e mirë me Saddam Hyssein dhe Gadafin
Bota E Shtunë, 17 Prill 2021 05:50
Saddam Hyssein dhe Moammar Gadafi mund të ishin diktatorë, por ama në vendet e tyre nuk kishte kaq rrjedhje gjaku. Rrëzimi i tyre shkakton debat sot e kësaj dite.
Ish-kryeministri britanik Tony Blair thotë se rrëzimi i Hyssein solli edhe krijimin e Shtetit Islamik, por kandidati republikan në Shtetet e Bashkuara Donald Trump, një nga më të pasurit atje, thotë se bota ishte më e mirë nëse dy diktatorët nuk do të ishin rrëzuar nga pushteti.
Madje, ai shkon më tej kur deklaron se Iraku tashmë është shndërruar në “Harvardin e terrorizmit”.
“Njerëzve po u pritet koka, të tjerë po mbyten. Tani gjendja është shumë më e rëndë se sa kur në pushtet ishin Saddam Hussein, apo Gaddafi,” tha Trump në një intervistë të CNN.
Donald Trump është kandidati që kryeson garën republikane për zgjedhjet presidenciale.