Trump dërgon Witkoff dhe Kushner në Pakistan! Hegseth: Një marrëveshje e mirë ose do të godasim përsëri

Amerika do të dërgojnë për bisedimet me Iranin në Pakistan, dy të dërguarit e posacëm të Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Sipas Levitt, zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance është në SHBA, por do të jetë në gatishmëri.

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth thotë se Irani ka sot mundësinë më të mirë e të zgjuar. Hegseth theksoi se duhet të arrihet ‘Një marrëveshje e mirë ose do të godasim përsëri’.

Forcat e armatosura amerikane ndërkohë, po përgatisin plane emergjente për të goditur mbrojtjet iraniane në Ngushticën e Hormuzit në rast se armëpushimi i brishtë do të shembet. Fokusi është në neutralizimin e minave iraniane, të mjeteve të sulmit të shpejtë dhe të kërcënimeve bregdetare, me qëllim mbajtjen të hapur të këtij kalimi detar nga i cili kalon 20% e naftës botërore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?