Trump dhe Sanders fitojnë në New Hampshire, Clinton në telashe

Doli gjithçka siç parashikonin sondazhet, Trump dhe Sanders fituan në New Hampshire.

Kandidati republikan kishte një diferencë të madhe me ndjekësit e tij, plot 20 përqind të pikëve.

Ndërkohë Edhe Sanders mundi me diferencë të madhe Hillary Clinton.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sanders mori 59,9 përqind të votave ndaj 38.5 përqind të Clinton.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por më shumë se rezultatet e kandidatëve të tyre, republikanët festojnë humbjen e Hillary Clinton.

“Asgjë nuk mund të fshehë humbjen shkatërruese të saj”, tha numri një i republikanëve Reince Priebus.

Trump ndërkohë ka shijuar fitoren e parë në primaret.

“Uauuu”, kjo ka qenë fjala e parë e tij në konferencën për shtyp pas fitores.

“Ne do ta kthejmë Amerikën një shtet të madh, siç ka qenë, por do ta bëjmë me mënyrën e vjetër, duke mundur gjithë kundërshtarët tanë, nga Kina te Meksika”, tha Trump.

Por miliarderi nuk përmendi rivalin më të madh amerikan: Rusinë.

Dihet tashmë admirimi që republikani ka për presidentin Putin dhe ka deklaruar shpesh se do të krijojë marrëdhënie miqësore me Rusinë nëse zgjidhet president.

Ndërkohë Hillary Clinton është në telashe pasi konsideronte fitore të sigurt në New Hampshire.

Bill Clinton tha se do të ketë disa ndryshime strategjie në fushatën e Hillary, por votuesit e zemëruar thanë se nuk është problemi te strategjia, por pikërisht të Hillary!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?