Trump falënderon Kosovën dhe Shqipërinë në OKB: Kam një vendim të madh lidhur me Iranin

Presidenti i Amerikës, Donald Trump u tha liderëve botërorë se e ardhmja e SHBA-së është shumë e ndritur. ”Me krenari mund t’ju raportoj se Amerika është rikthyer dhe vendi ynë është më i fortë se kurrë më parë”,-tha presidenti amerikan ndërsa nisi fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Trump theksoi se teknologjia amerikane ishte e pakrahasueshme dhe përmendi gjithashtu një sërë zhvillimesh ekonomike, përfshirë uljen e shkallës së varfërisë në vend dhe faktin se të ardhurat e familjeve kishin arritur një rekord prej më shumë se 87,000 dollarësh.

Po ashtu Trump lëshoi një kërcënim për ta “asgjësuar” Iranin dhe për t’i “shtyrë drejt ferrit” nëse regjimi nuk kapitullon dhe nuk arrin një marrëveshje. “A do të arrihet një marrëveshje me Iranin që do t’i lejojë atij të rindërtohet dhe të krijojë një vend shumë më të fuqishëm se ç’ka qenë ndonjëherë më parë?” tha Trump, duke përshkruar zgjedhjen që sipas tij kishte përpara. Më pas, Trump e zbuti deklaratën duke thënë se ishte i bindur që Irani do të arrinte një marrëveshje pas zgjedhjeve afatmesme në SHBA, një argument që ai ua ka bërë edhe votuesve amerikanë.

”A do të arrihet një marrëveshje me Iranin që do t’i lejojë atij të rindërtohet dhe të krijojë një vend shumë më të fuqishëm se sa ka qenë ndonjëherë më parë, ndoshta një nga vendet më të mëdha në Lindjen e Mesme apo edhe në botë? Apo do ta asgjësoj Republikën Islamike dhe do ta bëj këtë shpejt, duke mos u dhënë kurrë mundësinë të vrasin dhe shkatërrojnë përsëri njerëz dhe vende? A do t’i shtyj drejt ferrit, pa asnjë mundësi mbijetese dhe pa shpresë për madhështi në të ardhmen apo për brezat e ardhshëm?”,-pyeti presidenti. Më pas ai pretendoi se iranianët po presin “të shohin se si do të dal unë në zgjedhjet e mesmandatit; ajo që ata nuk e kuptojnë është se unë nuk jam kandidat”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur për përpjekjet e administratës së tij për t’i dhënë fund konflikteve në pjesë të ndryshme të botës, Trump tha se ka kontribuar në ndaljen e tetë konflikteve, duke përfshirë edhe atë mes Kosovës dhe Serbisë. Në fjalimin e tij, presidenti amerikan u ndal edhe te zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe te plani i paqes për Gazën, për të cilin falënderoi Kombet e Bashkuara për mbështetjen. Trump përmendi gjithashtu Kosovën dhe Shqipërinë në kontekstin e kontributit të saj me trupa në kuadër të Bordit të Paqes, duke e lidhur këtë angazhim me përpjekjet për stabilizimin e situatës në Gaza. Fjalimi i presidentit amerikan e vendosi kështu Kosovën në mesin e çështjeve dhe angazhimeve që ai veçoi gjatë adresimit të tij në OKB.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dua të shpreh mirënjohjen time për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për mbështetjen unanime të planit tonë me 20 pika për paqen në Gaza dhe për miratimin zyrtar të Bordit të Paqes. Do të jetë një grup i rëndësishëm njerëzish. Gati 30 vende i janë bashkuar Bordit, të cilin kam nderin ta drejtoj. Jemi mirënjohës ndaj këtyre vendeve anëtare që kanë kontribuar me miliarda dollarë për ndihmën humanitare dhe rindërtimin, përfshirë Marokun, Bahreinin, Kazakistanin, Turqinë, Uzbekistanin dhe shumë vende të tjera. Dua të falënderoj vendet që janë angazhuar të dërgojnë trupa, forca policie dhe të ofrojnë trajnime për të ndihmuar në stabilizimin e Gazës, përfshirë Indonezinë, Marokun, Shqipërinë, Kosovën, Kazakistanin, Egjiptin, Jordaninë dhe të tjera. Që kur mora detyrën, kam pasur nderin të ndihmoj në zgjidhjen e tetë luftërave dhe jam bërë mik me udhëheqësit e atyre vendeve”,-tha Trump.

LIVE: Trump and other world leaders speak at UN General Assembly 2026

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?