Trump fitoi, Kamala Harris: Zemra ime është plot sot! Drita e Amerikës do të shkëlqejë gjithmonë

Zv.presidentja e SHBA-së dhe kandidatja e demokratëve, Kamala Harris ka folur për herë të parë pasi pranoi humbjen përballë presidentit të ardhshëm Donald Trump, i cili fitoi me një rezultat të thellë votash.

“E kam zemrën të mbushur plot. Jam shumë krenare për fushatën që zhvilluam. Synimi ishte të ngrinim një komunitet nga çdo fushë e jetës për të ardhmen e Amerikës. E bëmë duke e ditur se kemi shumë të përbashkëta se sa pika që na ndajnë.

Duhet të pranojmë rezultatet. Më herët sot fola me Trump dhe e urova për fitoren. I thash që do ta ndihmojmë gjatë tranzicionit dhe kalimit të pushtetit.

Një parim themelor i demokracisë është se ne e pranojmë humbjen në zgjedhje“, tha Harris.

SHKARKO APP