Trump fiton betejën e Gjykatës Supreme

Kandidatura që Donald Trump propozoi për Gjykatën Supreme, Brett Kavanaugh ka siguruar votat e Senatit. Betimi i tij si gjykatës erdhi pas disa javësh debati të ashpër.

Senati mbështeti kandidaturën e tij nga 50 vota në 48.

Kavanaugh ishte përfshirë në një betejë për të hedhur poshtë akuzat ndaj tij për sulme seksuale, të cilat i mohoi kategorikisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas një hetimi nga FBI mbi akuzat ku doli se gjyqtari ishte i pafajshëm, shumë senatorë të lëkundur vendosën ta mbështesnin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Konfirmimi i tij i jep Trump një fitore politike të madhe para zgjedhjeve kyçe afatmesme në nëntor.

Para votimit, qindra njerëz protestuan kundër emërimit të Kavanaugh në Uashington.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Erion Braçe apo Arbër Hajdari për kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga PS?