Trump gjen ”carin e ri” që do të vendos rregull në kufijtë e SHBA

Presidenti i zgjedhur i SHBA,Donald Trump, ka shpallur një tjetër vendim personeli për kabinetin e tij qeveritar. Tom Homan do të jetë “cari kufitar” i ri, njoftoi Trumpi në rrjetin e tij social “Truth”. Kjo do të thotë se Homan do të jetë përgjegjës për sigurinë kufitare dhe riatdhesimin e refugjatëve. Përveç monitorimit të kufijve jugorë dhe veriorë, si dhe sigurisë detare dhe ajrore, Homan do të jetë “përgjegjës për kthimin me detyrim të të gjithë emigrantëve të paligjshëm në vendin e tyre të origjinës”. Homan është “avokat i palëkundur për kontrollin e kufijve” dhe askush nuk është “më i mirë përmbikqyrjen dhe kontrollin e kufijve tanë”, tha Trumpi duke shpjeguar vendimin e tij.

Ndarja e familjeve të migrantëve

Trump ishte mbështetur te Homani që në mandatin e parë të tij: Homani ishte atëherë për një vit e gjysmë kreu i autoritetit të imigracionit ICE. Ai u konsiderua si mbrojtës i vendimit të diskutueshëm për të ndarë fëmijët e emigrantëve të parregullt nga prindërit e tyre. Pas kësaj, ndonjëherë u deshën vite për të ribashkuar familjet. Homan – dhe Trump – më vonë thanë se masa kishte synuar të shërbente si frikësim, në mënyrë që familjet as të mos niseshin për në SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëbim në mënyrë “humane”

Swiss Digital Mobile Reklama

Homan, oficer i policisë kufitare me trajnime, komenton rregullisht temën e migrimit në kanalin konservator të krahut të djathtë Fox News. Atje ai njoftoi se autoritetet e imigracionit do të zbatojnë planet e dëbimit të Trumpit në një “mënyrë humane”. Ushtria nuk do të përqendrohet thjesht në grumbullimin e emigrantëve dhe ndalimin e paligjshëm të tyre, “do të jetë një operacion selektiv dhe i planifikuar”. Burrat dhe gratë e ICE e bëjnë këtë çdo ditë, vazhdoi ai. E bëjnë shumë mirë. “Ne me shumë gjasa e dimë se ku do të jenë ata dhe ne do ta bëjmë atë në një mënyrë humane.”

Çështje e rëndësishme e fushatës për Trump

Trumpi e kishte bërë sigurinë kufitare pikë qendrore të fushatës së tij zgjedhore. Ai shpalli synimin e tij për të kryer operacionin më të madh të dëbimit në historinë eSHBA-së në ditën e parë të presidencës së tij. Trumpi bëri vazhdimisht komente armiqësore për emigrantët e parregullt, duke përfshirë se ata po “helmonin gjakun” e SHBA. Homan punoi për institutin konservator të krahut të djathtë Heritage Foundation në “Project 2025”, një koncept radikal për të riorganizuar aparatin e qeverisë amerikane me pozicione të ekstremit të djathtë.

Stefanik do të jetë ambasadorja e re në OKB

Trumpi njoftoi gjithashtu një tjetër emërim. Kongresmenia republikane Elise Stefanik do të jetë ambasadorja e SHBA në OKB. Stefanik është “luftëtare tepër e fortë, e ashpër dhe e zgjuar” për politikën America First, tha Trump, sipas një informacioni të New York Post.

Trumpi dëshiron të emërojë ministra pa pëlqimin e Senatit

Është e qartë se presidenti i ri i zgjedhur e ka me ngut për vendimet e personelit dhe nuk dëshiron të ngadalësohet nga anëtarët demokratë të Senatit. Trumpi dëshiron të përdorë një përjashtim për të emëruar ministra pa pëlqimin e Senatit. Në fakt, emërimet e kabinetit duhet të konfirmohen nga Dhoma e Kongresit. Megjithatë, kreu i shtetit ka të drejtë të emërojë përkohësisht ministrat gjatë pushimeve të seancës së Senatit që zgjasin të paktën dhjetë ditë. Kjo synon të garantojë kapacitetin e qeverisë për veprim. Në të kaluarën, presidentët amerikanë rrallë e kanë ndjekur këtë qasje. Për shembull, një mosmarrëveshje ligjore mbi emërimin e një ministri nga Presidenti Barack Obama në vitin 2012, bëri që Gjykata e Lartë e SHBA-së të caktonte kohëzgjatjen minimale të pushimeve të Senatit për emërime të tilla në dhjetë ditë./DW/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?