Trump jo pjesë në përurim, reagon Biden: Nuk do të më mungojë

Presidenti i zgjedhur Joe Biden, ka komentuar qëndrimin e Donald Trump, që do të mungojë në ceremoninë e përurimit. ”Është një nga vendimet më të mira që ka marrë dhe unë jam dakord”, u shpreh Biden, ndërkohë që për zv/presidentin Pence që certifikoi zgjedhjet në Kongres tha se është i mirëpritur. I pyetur nga gazetarët se nëse kishte besim se forcat e ligjit do të siguronin si duhet ceremoninë e shumëpritur të 20 janarit, Biden deklaroi se kishte besim të madh te Shërbimet Sekrete dhe komiteti i inaugurimit.

SHKARKO APP