Trump kërcënoi me tarifa të reja disa vende, Ursula von der Leyen: BE qëndron me Danimarkën dhe popullin e Groenlandës
Pas deklaratës së Trump për rritje të tarifave me disa vende të BE, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se integriteti territorial dhe sovraniteti janë parime themelore të së drejtës ndërkombëtare.
“Ato janë thelbësore për Evropën dhe për bashkësinë ndërkombëtare në tërësi”, shkroi ajo në një postim në rrjetet sociale”, tha Von der Leyen. Sipas saj, BE qëndron në solidaritet të plotë me Danimarkën dhe popullin e Groenlandës.
“Dialogu mbetet thelbësor dhe ne jemi të përkushtuar të ndërtojmë mbi procesin e filluar javën e kaluar midis Mbretërisë së Danimarkës dhe SHBA-së”, shton ajo.
KOHA JONË SONDAZH

