FIFA World Cup 2026™ 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump kërcënon Iranin: Do ta paguash çmimin për vonesat në negociata

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Irani do të “paguajë çmimin” pasi, sipas tij, ka vonuar negociatat për arritjen e një marrëveshjeje me Uashingtonin.

“Irani është vetëm fjalë dhe asnjë veprim. Ngacmuesi i Lindjes së Mesme është i VDEKUR!!! Ata kanë marrë shumë kohë për të negociuar një marrëveshje që do të kishte qenë e shkëlqyer për ta, tani do të duhet ta paguajnë çmimin!!!”, shkroi Trump në rrjetin Truth Social.

Presidenti amerikan nuk dha detaje se çfarë nënkupton me termin “çmim”, por deklarata vjen pas zhvillimeve të fundit ushtarake në rajon dhe përshkallëzimit të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Iranit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas raportimeve, SHBA-të nisën një valë të re sulmesh kundër objektivave iraniane të martën, pasi një helikopter Apache i Ushtrisë amerikane u rrëzua pranë Ngushticës së Hormuzit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një zyrtar amerikan i tha CNN se sulmet e fundit kishin karakter paralajmërues ndaj Iranit. Sipas tij, Uashingtoni beson se këto veprime nuk do të pengojnë negociatat për t’i dhënë fund konfliktit dhe se ende ekziston hapësirë për një zgjidhje diplomatike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?