Trump kërkon ndihmën e Apple për zhvillimin e rrjetit 5G

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se i ka kërkuar shefit të kompanisë së teknologjisë, “Apple”, Tim Cook, të angazhohet dhe të ndihmojë në zhvillimin e infrastrukturës së rrjetit 5G.

“Apple i ka të gjitha: paratë. teknologjinë dhe vizionin”, tha Trump përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Rrjeti 5G paraqet risinë e fundit të qasjes në internet, ndërkaq Kina tashmë e ka funksionalizuar atë në rreth 50 qytete.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rolin kryesor në zhvillimin e rrjetit 5G në Kinë e ka kompania Huawei, e cila është në listën e zezë amerikane për shkak të dyshimeve për spiunim të klientëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?