Trump konfirmon: Arrestohet autori i vrasjes së Charlie Kirk

Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmon se autori i dyshuar i vrasjes me armë të aktivistit konservator, Charlie Kirk është arrestuar. Sipas tij autori ishte dorëzuar tek autoritetet nga një person i afërt me agresorin. ”Ai që e njohu atë ishte një besimtar, një pastor”, u shpreh Trump.

Autori i dyshuar po merret në pyetje nga hetuesit. Presidenti amerikan tha se shpreson që vrasësi të marrë dënimin me vdekje. ”Kirk ishte një njeri i mirë dhe nuk e meritoi këtë që ndodhi. E kisha si djalin tim”, shton Trump, ndërsa nënvizon se në përpjekjet për dorëzimin e autorit në duart e policisë është përfshirë edhe vetë babai i agresorit.

Komentet e presidentit erdhën pas publikimit të videos së arratisjes së autorit nga skena e ngjarjes nga FBI dhe zyrtarët në Jutah. Policia publikoi dhe imazhet e agresorit që kishte veshur një bluze të zezë dhe flamurin amerikan në të. Ka raportime për mesazhe pro transgjinorëve të transmetuara nga autori.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?