FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump kritika të forta për lojtarët që janë gjunjëzuar gjatë himnit

Këshilltari i çështjeve juridike në Shtëpinë e Bardhë, Marc Short, thotë se presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kritikuar lojtarët e Ligës së Futbollit Amerikan (NFL) për shkak se janë gjunjëzuar gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar, meqë presidenti qëndron me amerikanët që dëshirojnë respektim të himnit.

Zoti Short i tha sot rrjetit NBC se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, beson se lojtarët e NFL-së i kanë të drejtat e tyre sipas Amandamentit të Parë të Kushtetutës amerikane, por edhe pronarët e klubeve do të duhej të kishin të drejtë për t’i shkëputur kontratat me ta, raporton agjencia AP nga Nju Jorku.

Nga ana tjetër, zoti Trump duket se do ta tërheq ftesën e tij për ekipin, Golden State Warriors, kampionin e Asociacionit Kombëtar të Basketbollit (NBA), për vizitë në Shtëpinë e Bardhë, për shkak të kundërshtimit publik që Trumpit ia ka bërë ylli basketbollistik, Stephen Curry.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur se përse konsideron se presidenti Trump po nxiste tensione, këshilltari Short tha se ekipi, Golden State Warriors, kishte filluar i pari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, lojtarët “ishin ata që dolën të parët…dhe filluan ta kritikojnë presidentin”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?