Trump kryeson në sondazhe, “dridhet” Hillari

Distanca në pikë mes Hillary Clinton dhe Donald Trump sa vjen e ngushtohet, madje në një sondazh të fundit miliarderi njujorkes ka kaluar për herë të parë me pikë ish-sekretaren e Shtetit. Në një sondazh të realizuar nga televizionin amerikan ABC, Trump ka marrë 46% të pikëve, ndërsa Clinton 44% p të pikëve, pjesa tjetër ishin të pavendosur.

Një tregues se Trump dhe politika e tij anti-migratore po funksionon. Pavarësisht se Trump nuk e nisi me këmbën e mbarë pasi pati përplasje edhe brenda partisë së tij, tashmë që është i vetmi kandidat në garë dhe thuajse zyrtari, ai po ⚆渋ton pikë çdo ditë duke forcuar pozitat e tij në raport ne Clinton.

Por një e dhënë pikante e këtij sondazhi është jo-popullariteti i kandidatëve. Në çdo 10 sektorë, 6 prej tyre kishin një përshtypje jo të mirë qoftë për Trump, qoftë për Clinton. Është hera e parë në Amerikë që asnjë prej kandidatëve nuk pëlqehet nga masa duke pasur një popullaritet poshtë 50%.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?