FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump në një mendje me Musk: Ta mbyllim USAID-in

Presidenti amerikan Donald Trump vijon sulmet ndaj Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), duke bërë thirrje troç që agjencia të “shfuqizohet”.

“Korrupsioni në USAID është në nivele të paprecedentë. Mbylleni atë!”, ka shkruar presidenti amerikan me germa të mëdha në një postim në platformën e tij, Truth Social.

Agjencia kryesore amerikane që shpërndan ndihma humanitare në nivel ndërkombëtar, me një buxhet prej rreth 40 miliardë dollarë në vitin fiskal 2023, ka përfunduar në lupën e programit për riorganizimin e administratës publike, kryesuar nga Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, aleat dhe këshilltar i Presidentit Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

Programi i riorganizimit filloi të zbatohej pasi presidenti republikan u kthye në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar. “Po zoti President”, i është përgjigjur Musk, Trumpit, duke ripostuar postimin e Presidentit në platformën ‘X’. Musk ndër të tjera thotë se USAID është një “fole e gjarpërinjve marksistë që e urrejnë Amerikën”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?