Trump: Nëse Zelensky refuzon, të vazhdojë të luftojë me gjithë shpirt

Presidenti amerikan Donald Trump ka sqaruar se propozimi i tij 28-pikësh për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhet parë si një ultimatum, por si një bazë e hapur negociatash. Deklarata erdhi gjatë një komunikimi me gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë, ndërsa debati ndërkombëtar rreth këtij plani është intensifikuar.

Trump theksoi se dokumenti i prezantuar në Kiev nga Sekretari i Ushtrisë, Dan Driscoll, nuk është përfundimtar. “Jo, nuk është përfundimtar,” u shpreh ai, duke nënvizuar se lufta duhet të përfundojë “në një mënyrë ose në tjetrën”, por se tani kërkohet një përparim i qartë drejt negociatave.

I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e refuzon propozimin, Trump reagoi me një ton më të butë se në ditët e kaluara: “Ai mund të vazhdojë të luftojë me gjithë zemër.” Kjo deklaratë bie ndesh me perceptimin e mëparshëm se Uashingtoni po ushtronte presion të fortë mbi Kievin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Plani, i hartuar nga emisari amerikan Steve Witkoff dhe ai rus Kirill Dmitriev, parashikon lëshime të rëndësishme nga Ukraina, përfshirë heqjen dorë nga disa territore, kufizimin e ushtrisë dhe heqjen dorë nga synimi për anëtarësim në NATO. Në këmbim, SHBA-ja dhe aleatët do të garantonin sigurinë e vendit. Presidenti rus Vladimir Putin e ka vlerësuar propozimin si bazë reale për një marrëveshje përfundimtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zelensky, në një fjalim drejtuar kombit, e ka përshkruar situatën si një “moment të vështirë historik”, duke theksuar se Ukraina do të paraqesë alternativat e veta dhe nuk do të pranojë asnjë paqe që cënon sovranitetin dhe dinjitetin e saj.

Trump ka vendosur afat deri të enjten për përgjigjen nga Kievi dhe synon që memorandumi të nënshkruhet para fundit të vitit 2025, duke e konsideruar si një mundësi historike për t’i dhënë fund konfliktit që ka hyrë në vitin e tretë. Në anën tjetër, Britania, Franca dhe Gjermania po punojnë me Ukrainën për përgatitjen e një kundërpropozimi, ndërsa Zelensky paralajmëroi se refuzimi i planit mund të sjellë një “dimër të vështirë” pa mbështetjen e plotë amerikane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?