Trump: Netanyahu e ka pranuar planin e paqes për Gazën
Presidenti i SHBA-së Donald Trump, në një konferencë shtypi nga Shtëpia e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, prezantoi planin me 20 pika për të vendosur paqe në Gaza.
Ata zhvilluan një bisedë telefonike me kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani. Palët diskutuan mbi propozimin për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza, mbi perspektivat për një Lindje të Mesme më të sigurt dhe rëndësinë e forcimit të mirëkuptimit mes vendeve të përfshira. Netanyahu gjithashtu kërkoi ndjesë për një sulm të fundit të kryer në Doha, duke siguruar se incidente të tilla nuk do të përsëriten.
Shpërndarja e ndihmave do të bëhet pa ndërhyrje nga asnjëra palë, nën mbikëqyrjen e OKB-së, Gjysmëhënës së Kuqe dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare neutrale. Hapja e pikës kufitare në Rafah në të dy drejtimet do të rregullohet sipas mekanizmave të përcaktuara në marrëveshjen e janarit 2025. Plani garanton se asnjë qytetar nuk do të detyrohet të largohet nga Gaza.
KOHA JONË SONDAZH

