Trump nga Davosi për Gazën: 59 vende duan të marrin pjesë në marrëveshjen e paqes

Presidenti i Amerikës, Donald Trump nga Forumi Ekonomik në Davos, tha se se organizata palestineze e Hamasit do të shfaroset shumë shpejt nëse nuk dorëzon armët. Ai pranoi se procesi i çarmatimit nuk është i lehtë, duke vënë në dukje se anëtarët e Hamasit “kanë lindur me armë në dorë”. Trump u shpreh i bindur se marrëveshja do të respektohet. “Kjo është ajo për të cilën ata kanë rënë dakord dhe kjo është ajo që do të bëjnë”, tha Trump.

Sipas tij, brenda një afati të shkurtër kohor do të jetë e qartë nëse Hamasi do ta zbatojë angazhimin. “Brenda dy ose tre ditëve të ardhshme, dhe sigurisht brenda tre javëve të ardhshme, do ta dimë nëse do ta bëjnë apo jo”, deklaroi ai.Trump paralajmëroi gjithashtu pasoja të rënda në rast të moszbatimit të marrëveshjes. “Nëse nuk e bëjnë, do të shndërrohen në pluhur shumë shpejt”, u shpreh Presidenti i SHBA-së.

Në të njëjtin kontekst, Trump tha se dhjetëra vende janë të gatshme të marrin pjesë në një forcë ndërkombëtare sigurie në Rripin e Gazës. Sipas tij, 59 vende kanë shprehur interes për t’u përfshirë në planin e tij të paqes, me synimin për neutralizimin e Hamasit. “Ata duan të hyjnë dhe të eliminojnë Hamasin. Ata duan të bëjnë gjithçka që munden”, theksoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti ka ftuar Papën Leo XIV të bashkohet me Këshillin e Paqes, një iniciativë që fillimisht synonte përfundimin e luftës në Gaza, por që tani, sipas Trump, do të ketë një mandat më të gjerë për zgjidhjen e konflikteve globale.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?