Trump njoftoi se udhëheqësit e rinj iranianë kanë shfaqur gatishmërinë për të negociuar
Gjatë ditës së dytë të konfliktit të ri në Iran, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se udhëheqësit e rinj iranianë kanë shfaqur gatishmërinë për të negociuar, dhe ai ka pranuar të zhvillojë bisedime me ta.
Më herët, Trump kishte deklaruar në një intervistë për CNBC se operacioni amerikan në Iran po ecën “përpara afatit kohor” dhe se zhvillimet janë “shumë pozitive”.
“Është një regjim shumë brutal, një nga më brutalët në historinë e njerëzimit,” theksoi Trump, duke shtuar se “po bëjmë detyrën tonë jo vetëm për ne, por edhe për botën. Dhe gjithçka po shkon përpara afatit.”
Ai shtoi se situata po evoluon në një mënyrë shumë pozitive dhe se operacioni amerikan ka pasur sukses të jashtëzakonshëm. Në një intervistë për Fox News, Trump deklaroi se me vetëm një sulm janë vrarë 48 liderë iranianë: “Askush nuk mund ta besojë suksesin që kemi arritur. 48 liderë iranianë u shuan me një goditje të vetme,” u shpreh ai.
KOHA JONË SONDAZH
A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?
Results
Vota totale: 11207

